Njohuritë tona në fushën e korporatave, tregtisë,konkurrencës, financave dhe të ndërtimit të bashkuara me përvojë në energji, miniera dhe minerale, na mundësojnë të ofrojmë dhe të koordinojmë udhëzime dhe këshilla të kuptueshme për klientët tanë.
Në kombinim me njohuri të thella të rregullave përkatëse të BE-së dhe të rregullave të zbatueshme vendore dhe me kontaktet shumëvjecare të mirëmbajtura gjatë punës me autoritetet, Projusticia është në pozitë më të mirë për të ofruar këshilla të detajuara dhe inovative për të bërë zgjidhje të duhur në kuptimin afarist dhe politik.
Shërbimet tona përfshijnë:
Transaksionet për bashkim & shkrirje (M&A) sektoriale
Këshilla rregullatore për kompanitë publike dhe private
Investime në energji të ripërtëritshme, përfshirë enegjinë me erë, hidro energji
Mbeturina dhe menaxhimi i mbetjeve inerte
Miniera dhe minerale
Ndërtim dhe operim i objekteve të mëdha infrastrukturore
Subvencionet
Tregtimi i imisioneve
Ekipi ynë do të ju ofroj kuptim ligjor dhe zgjidhje praktike për cështje që ndërlidhen me financim të objekteve, projekteve për rindërtimin e rrugëve sipas PPP, futjen në përdorim të sistemit e-tiketa për shfrytëzuesit e rrugëve publike, operim të aeroporteve të mëdha publike apo zhvillim të terminaleve doganore.
Ekipi ynë me dedikim punon përtej jurisdiksioneve të shteteve për të siguruar që objektivat e klientëve tanë arrihen me efikasitet edhe nën korniza të rrepta ligjore dhe poliitke.
Fusha e transportit, logjistikës dhe infrastrukturës janë mjaftë të ndërlikuara pasi ato rregullohen nga e drejta nacionale dhe ndërkombëtare, e drejta publike dhe private, dhe i nënshtrohet edhe kërkesave ambientale të cilat përfshijnë edhe sanksione dhe cështje serizoe të sigurisë. Këto kërkesa rregullatore bashkë me kërkesën në rritje për zgjidhje ligjore të integruara, e bëjnë të drejtën e transportit një prej fushave më të kërkuara për praktikë të drejtësisë.
Projusticia është krenare me përvojën 10 vjecare të avokatëve të saj në praktikim të së drejtës së transportit dhe infrastrukturës së transportit dhe për dhënien e një game të gjerë të këshillave ligjore në sektorin e transportit për kompanitë transportuese, shpedituese, dhe kompanive të angazhuara në transport rrugor, hekuruhdor dhe ajror të mallrave, magazinim të mallrave, procedura doganore dhe shërbime të transportit të pasagjerëve. Ne gjithashtu ofrojmë shëbime ligjore për infrastrukturë të transportit, dhe shitje, blerje, lizing dhe regjistrim të mjeteve të transportit, përfshirë këtu edhe mjetet ajrore.
Kur bëhet fjalë për ndërtime të shkallës së madhe dhe zhvillim të projekteve, ne ofrojmë përvojën e duhur nga shuma fusha të ligjit, me njohuri të thella për tregjet vendore për të ofruar ndihmë të duhur ligjore për projektin që nga faza e planifikimit e deri në implementim.
Ekipi ynë ofron këshilla për:
Projekte të objekteve afariste dhe rezidenciale
Projekte industriale
Tokë bujqësore dhe pyjore
Ristruktrim dhe planifikim të tatimeve për investime kapitale
Zonimi, dizajnimi dhe cështjet ndërtimore
Menaxhimi dhe mirëmbajtja e objekteve
Qeratë
Avokatët tanë do të ofrojnë ekspertizë të vecantë për cështjet si; rregullat e origjinës, ushqimi dhe siguria e produktit, ambalazhimi dhe tiketimi, përdorimi i dyfishtë i produktit dhe teknologjitë.
Projusticia këshillon bizneset në Kosovë në lidhje me tregtinë ndërkufitare dhe distribuimin e produkteve, duke këshilluar një numër të klientëve për trajtim të një spektri të gjerë të cështjeve të përgjegjësisë për produktin, sic janë: tërheqja nga tregu, pajtueshmëria me rregullat e sigurisë së produktit, etiketimi, veprimet përmbarimore, cështjet rregullatore dhe kontestet të cilat mund të dalin nga cështjet e sigurisë së produktit.
Shërbimet tona për industrinë financiare shkojnë prej përpilimit dhe negociimit të dokumenteve kontraktuale, implementimi i shërbimeve financiare dhe hulumtimi për rregullsi të transaksioneve financiare, hulumtim ligjor dhe lëshim të opinioneve ligjore, strukturim dhe implementim të transaksioneve, e deri te shitja dhe bartja e aseteve financiare dhe përgjegjësive, ndihmë ligjore në zhvillimin dhe prezentimin e produkteve financuese ose investuese si dhe shërbimeve të reja bankare për klientët, përpilim të modeleve të kontratave, rregullave dhe procedurave të shërbimit dhe trajnim të stafit për cështje të ndryshme ligjore.
Ne kemi përvojë të pakrahasueshme në procedurën përmbarimore me të cilën arrihet mbledhja e borxhit nga kreditë e këqija në mënyrë më efikase se sa në procedurë të rregullt gjyqësore.